Papa Françesku së fundmi ka sjellë dhe një risi në Kishën Katolike në Vatikan. Mediat e huaja bëjnë me dije se papa me vendimin e tij të fundit u ka dhënë më shumë të drejta grave.
Sipas ndryshimeve të reja gratë tani lejohen që të administrojnë bashkësitë dhe të shërbejnë në altar. Në media bëhet me dije se priftëria e shuguruar do të vazhdojë të jetë vetëm për burrat.
Ky dekret i miratuar nga Papa njeh rolin e grave në Kishat Katolike në vend dhe në të gjitha kishat perëndimore. Në lidhje me këto ndryshime Papa Françesku ka thënë se gratë japin një kontribut të çmuar për Kishën.
Ndërkohë që ky ndryshim i Kishës Katolike të berë nga vetë Papa detyron të gjithë personat dhe udhëheqësit konservator të Kishës që t’i pranojnë këto ndryshime./abcnews.al