Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Papa Françesku: Aktet terroriste minojnë dialogun ndërfetar

schedule15:01 - 4 Nëntor, 2020

schedule 15:01 - 4 Nëntor, 2020

Papa Françesku këtë të mërkourë ka komentuar ngjarjet më të fundit terroriste që kanë ndodhur në Vjenë dhe në Nicë.

Në meshën e tij javore, Françesku kan thënë se format gjithnjë e më mizore të terrorizmit po përhapen në Evropë, duke përmendur në mënyrë specifike sulmet në Austri dhe Francë.

Udhëheqësi i 1.3 miliard katolikëve në botë i quajti ato ngjarje të mjerueshme, të cilat përpiqen të minojnë me dhunë dhe urrejtje bashkëpunimin vëllazëror midis feve.



Ndërkohë kujtojmë se dy ditën më parë në Vjenë, një sulmues vrau katër persona dhe plagosi 22 të tjerë.

Policia austriake vrau sulmuesin e dyshuar, që e identifikuan si Kujtim Fejzullai, 20 vjeç, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut. nJë natë më parë në një deklarëtë për mediat grupi militant, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, pa dhënë prova.

Nga ana tjetër Kancelari austriak Sebastian Kurz e quajti atë një “sulm të neveritshëm terrorist”.

Javën e kaluar, një burrë tjetër vrau tre persona në një kishë të Nicës, në atë që presidenti francez Emmanuel Macron e përshkroi si “një sulm terrorist, islamik”.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!