Papa Françesko: “Për Rohingya-t nuk kam negociuar të vërtetën dhe kam qarë”

schedule12:28 - 3 Dhjetor, 2017

schedule 12:28 - 3 Dhjetor, 2017

Papa Françesko pas rikthimit në Vatikan, ka treguar se nuk ka mundur që të negociojë për të vërtetën në udhëtimin e tij në Mianmar. Madje ai theksoi se ka qarë për komunitetin musliman atje, të njohur si Rohinga.

Pasi u kthye nga udhëtimi apostolik në Bangladesh, Papa Françesko ka dhënë detaje lidhur me prapaskenën dhe ndjenjat e tij në takimin me komunitetin musliman “rohinga” dhe kreun e ushtrisë së Mianmarit. “Fjalën rohinga e kisha thënë dhe në Romë, në udhëtim më interesonte që të kalonte mesazhi, dhe kaloi. Por unë nuk kam negociuar të vërtetën”, u shpreh ati i shenjtë.
Në një tjetër tregim në takimin me gazetarët që ishin në bordin e avionit që e solli në Vatikan, Papa Françesko thotë: “autoritetet donin t’i hiqnin ata nga skena në fund të takimit ndërfetar në Daka dhe donin që ata të mos flisnin me mua. Nuk e lejova këtë. Kam qarë dhe jam përpjekur që të mos e shfaq atë”.

“Të thoje fjalën rohinga ishte si t’i përplasje derën në fytyrë dikujt. Për këtë kam menduar se në fjalimin zyrtar ishte më mirë të flisja për të drejtat e minoriteteve, në mënyrë që të shkoja përtej saj në mbledhjet private”, nënvizon Papa duke bërë me dije se ka mbetur i kënaqur nga dialogu me autoritetet e Mianmarit.
Ndërkohë, ati i shenjtë ka shprehur dëshirën e tij për të vizituar Kinën dhe Indinë në një të ardhme të afërt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!