Papa dërgon kardinalin në Ukrainë për t’u solidarizuar me refugjatët

schedule19:00 - 14 Mars, 2022

schedule 19:00 - 14 Mars, 2022

Kardinali i Vatikanit i ngarkuar për zhvillimin njerëzor do të bëjë një udhëtim të dytë në Ukrainë me kërkesë të Papa Françeskut.

Kardinali Michael Czerny do të vizitojë kufirin ukrainas me Sllovakinë për të “treguar afërsinë e Atit të Shenjtë me ata që po vuajnë pasojat e luftës në vazhdim”, tha të hënën zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni.

Papa Françesku po e ndjek këtë mision me lutje, si ato të ditëve të kaluara, dhe përmes Shkëlqesisë së Tij, dëshiron të jetë pranë atyre që ikin nga luftimet”, shtoi ai.

Papa bëri një apel për paqe në Ukrainë gjatë lutjes së tij Angelus në Sheshin e Shën Pjetrit të dielën, duke i quajtur sulmet e Rusisë një agresion të armatosur të papranueshëm kundër Ukrainës.

Czerny do të mbërrijë në Sllovaki të mërkurën dhe do të shkojë në kufirin ukrainas në ditët në vijim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!