Skuadra e PAOK është zyrtarisht kampione e Greqisë për sezonin 2023-2024, me ekipin e drejtuar nga Razvan Lucescu që mposhti 2 me 1 rivalët e Aris në derbin e Selanikut dhe automatikisht mbylli kampionatin helen në vendin e parë.
Brandon Thomas i dha avantazhin skuadrës së PAOK në minutën e 30′-të të takimit, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Loren Moron barazoi ndeshjen për skuadrën e Aris, me golin e tij, duke frikësuar miqtë në llogaritë e titullit. Me vazhdimin e sfidës PAOK u hodh përpara në sulm dhe gjeti golin e dytë me anë të brazilianit Taison, duke siguruar titullin e 4-t, në histori.
Në ndeshjen tjetër, skuadra e AEK Athens kishte përballjen më të lehtë të javës së fundit, ku luajtën ndaj Lamia në shtëpi, ndërsa takimi u vendos që në pjesën e parë me 2 golat e vendasve, duke mbajtur njërin sy te ndeshja e PAOK.
Në kupat e Evropës do të shkojë edhe Olympiacos, i cili barazoi 2-2 në transfertë ndaj Panathinaikos. Podence dhe Jovetic iu përgjigjën golave të Bakasetas dhe Bernard dhe sigurojnë biletën e për në fazën kualifikuese të Conference League. /i.m /abcnews.al