Panuçi rikthen veteranët: Rikuperuam mungesat, kam thirrur ekspertët

schedule17:11 - 1 Shtator, 2018

schedule 17:11 - 1 Shtator, 2018

Kombëtarja do të nisë përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së kombeve ndaj Izraelit dhe Skocisë. Përveç emrave të rinj traineri Panuçi ka rikthyer edhe veteranët Agolli e Basha.

Christian Panuçi kërkon që kombëtarja ta nisë kopmeticioni i Ligës së kombeve si një skuadër e re, ndonëse ka thirrurr per ndeshjet e radhes edhe veteranet Agolli e Basha. italiani kërkon të lërë pas dy miqësoret me Kosovën dhe Ukrainën që për të ishin dërrmuese.

Nuk dua te mendoj per ndeshjet e fundit se do shperthej. Kishim shumë mungesa, por tani jam i qete se kemi rikuperuar disa lojtare te rendesishem.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Izraelin Panuçi, pranoi se tani do të nisë sfida e vërtetë për ekipin që drejton

Presionin e kemi per kualifikimin ne eruropian. Jam i qete sepse kemi rikuperuar disa futbolliste. Gati 6 prej tyre te ciket kane qene vendimtarre ne ndeshjet menitaline spanjen dhe turqine. U perpoqa te therrisja grupin me expert te mundshem. Duhet te bejme me te miren ashtu si me turqine. Nese tregojme deshire do te jemi konkurues.

Në listën e 25 lojtarëve të grumbulluar për herë të parë me fanellën kuqezi janë 3 mbrojtes Enea Mihaj nga Panetolikos i kampionatit Grek, Besir Demiri i Mariupol të ukrainës dhe Egzon Binaku nga Malmo, por për t’i dhënë grupit më shumë eksperiencë janë rikthyer  edhe Jahmir Hyka, MigjenBasha, Ledian Memushaj dhe Eros Grezda. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!