Panucci: Ibrahimovic bast i sigurt, për Maldinin vë dorën në zjarr!

schedule23:24 - 7 Shkurt, 2020

schedule 23:24 - 7 Shkurt, 2020

Ish-trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci,ka folur për situatën aktuale që po kalon Milani. Tekniku italian në një intervistë për “La Gazzeta dello Sport”, tregon momentin e parë kur u transferua tek “Djalli” si dhe rrugëtimin e karrierës së tij. Panucci është ngacmuar dhe për derbin e kësaj fundjave, ku nuk mungoi dhe një koment për Zlatan Ibrahimovic.

“Kur arrita te Milani, unë sapo kisha filluar të fitoja para. Drejtuesit e kuqezinjve më bënë të kuptoja se cila ishte rruga e duhur që unë duhej të ndiqja, ata ishin profesionistë. I jam shumë mirënjohës Berlusconit dhe Gallianit, pasi ata më kanë mësuar shumë. Ai ekip nuk do të rikthehet më kurrë, Milani ishte tamam si një shkollë jete,” rikujton Panucci.

“Unë dhe Paolo kemi luajtur në Kupën e Botës së bashku dhe kemi qenë shokë ekipi për katër vite. Maldini dhe Boban janë dy njerëz të mëdhenj dhe profesionistë. Milan është në duar të sigurta, edhe pse kanë disa sezone që nuk janë në nivelin ku duhet të jetë një klub si Milani. Për sa i përket pikëpamjes ekonomike dhe të menaxhimit, unë vendos duart në zjarr për ata të dy,” tregon trajneri për dyshen Boban-Maldini.

“Ibrahimovic? Ai është si një bast i sigurtë. Ai sot godet më pak portën, por instinktet e tij vrasëse i ka akoma. Mjafton të shikoni se si ai reagon gjatë momentit kur Milan sulmon, Ibra është gjithmonë gati. Ai  ka qenë një kampion dhe ashtu do të mbetet deri në fundin e karrierës së tij,” deklaron italiani.

“Aventura te Interi? Lojtarët e Milanit kanë të drejtë që nuk më kanë falur mua. Te Real Madrid unë fitova gjithçka dhe në vitin 1999 unë kërkova rikthimin në Milano. Kuqezinjtë nuk po shfaqnin interes për mua, kështu që unë kalova në anën tjetër të qytetit. Ishte një eksperiencë e mirë ajo periudhë tek Interi, përpos disa problemeve që kalova me trajnerin Lippi,” mbyll Panucci. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!