Pano: S’bëhet rinovimi me Memushajn në lojë, Gjasula rregulloi shumë gjëra

schedule23:34 - 16 Nëntor, 2020

schedule 23:34 - 16 Nëntor, 2020

Ledio Pano, ish-futbollisti i famshëm i kombëtares shqiptare, është një nga të ftuarit në emisionin “Pressing” në ABC, aty ku flet rreth situatës së Shqipërisë, teksa kritikon trajnerin Reja në lidhje me rinovimin e ekipit kombëtares.

Po të vendosësh lojtarë me cilësi të tjera në pozicione të tjera, do kesh mungesë ritmi. Pashë një Kallak që nuk ka luajtur asnjëherë aty. Uzuni luajti gjatë gjithë krahut. Minus ishte mos ardhja e Trashit. T’i kënaqemi fitores dhe të mendojmë për Bjellorusinë.

Memushaj mund të jetë në ndeshjet e fundit të tij. Ka dhënë kontribut fantastik, e dimë të gjithë. Kur po rinovon kombëtaren, nuk ke pse mban më Memushajn në lojë. Ke 4 vjet dhe akoma nuk e ke gjetur një zëvendësues të tij? Sa shkon ndërtimi i skuadrës?

Ekipi më pëlqeu pas futjes së Gjasulës në lojë. Nëse ka një lojtar që duhet të jetë stabël në kombëtare, ai është Gjasula. Është nga më të përpiktët në mesin e fushës, ka personalitet dhe u rregullua mesfusha.

Memushaj doli disi më i lirë, qarkullimi u bë më i mirë dhe mesfusha e mbrojtja u qetësuan me futjen e Gjasulës. Si paskemi skuadër të re, kush, Gjimshitit, Veseli, Memushaj, Abrashi apo Hysaj? Nuk mund t’i fusësh Uzunin dhe Kallakun në një krah“, deklaron Ledio Pano. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!