Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Pankreasi, organi që mund të tresë edhe vetveten!

schedule11:25 - 4 Shkurt, 2026

schedule 11:25 - 4 Shkurt, 2026

Fuqia e fshehur që kontrollon sheqerin, tretjen dhe… rrezikun në pancreas u zbuluar sot në studion e abc së Mëngjesit nga Luçiano Bardhi, mjek imazherist dhe autor. Ai vjen me librin e tij të tretë “Pankreasi – Organi i Harruar”, një botim edukativ që hedh dritë mbi një nga organet më jetike, por edhe më të neglizhuara të trupit të njeriut.

“Pankreasi ka dy funksione madhore: tretës dhe hormonal. Është një organ i fshehur mirë, por me ndikim vendimtar në shëndetin tonë”, shprehet Bardhi.

Ky organ prodhon hormone jetike që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, përfshirë insulinën, por njëkohësisht sekreton edhe enzima tretëse jashtëzakonisht të fuqishme, të afta të shpërbëjnë pothuajse çdo ushqim që konsumojmë.
“Nëse këto enzima aktivizohen gabimisht brenda pankreasit, ato mund të fillojnë të tresin vetë indet e trupit. Kjo gjendje e rrezikshme quhet pankreatit akut”, paralajmëron autori.
Kur pankreasi nuk funksionon siç duhet, pasojat janë serioze: probleme me insulinën, çrregullime të tretjes, përthithje e dobët e lëndëve ushqyese dhe deri në inflamacion të rëndë të organit.
Kujdesi fillon nga ushqimi
Luçiano Bardhi thekson rëndësinë e një diete të balancuar:
• fruta dhe perime të freskëta
• produkte të lehta të qumështit
• yndyrna të shëndetshme si avokado, vaj ulliri, arra dhe bajame
Lidhja me emocionet
“Sipas disa studimeve, pankreasi ndikohet ndjeshëm nga stresi dhe hormonet e emocioneve. Ai ka një lidhje të fortë me gjendjen tonë psikologjike”, shpjegon Bardhi, duke e cilësuar këtë organ si një pjesë të ndërlikuar të ekuilibrit trup–mendje.



“Pankreasi – Organi i Harruar”
Një vepër edukative që i kushtohet një prej organeve më jetike dhe njëkohësisht më të neglizhuara të trupit të njeriut. Ky botim i ri është vazhdim i një rruge autoriale që ka nisur më herët me dy libra të tjerë të mirëpritur nga lexuesit: “Udhëtimi i Ushqimit në Trupin Tonë”, një shpjegim i proceseve metabolike dhe ndikimit të ushqimit në organizëm dhe “Kënga e Zorrëve”, një libër që sjell në vëmendje rolin thelbësor të zorrëve dhe lidhjen e tyre me shëndetin e përgjithshëm Me librin “Pankreasi – Organi i Harruar”, autori synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi funksionin e pankreasit, rëndësinë e tij në metabolizëm dhe nevojën për kujdes të hershëm përpara shfaqjes së problemeve shëndetësore. Ky botim vjen si pjesë e një misioni më të gjerë për edukim shëndetësor, informim të saktë dhe afrimit të dijes shkencore me publikun e gjerë, në një gjuhë të kuptueshme dhe të përgjegjshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!