Panik te “Zikaltërit”, “tulipani” i mbrojtjes dëmtohet gjatë grumbullimit me Kombëtaren

schedule20:36 - 21 Mars, 2024

schedule 20:36 - 21 Mars, 2024

Prej disa sezonesh tashmë është pjesë e “Zikaltërve” të Inter, teksa është kthyer në një lojtar kyç në prapavijën e “Gjarpërinjve” të Milano. Bëhet fjalë për “shtatlartin” holandez, Stefan De Vrij, i cili këto sfidat e fundit është kthyer në një titullar stabël, në skemat e teknikut, Simone Inzaghi, mirëpo duket se prezencave u erdhi fundi.

Kjo për shkak se “tulipani” ka pësuar një dëmtim gjatë grumbullimit me Kombëtarene Holandës, teksa ishte grumbulluar, nga tekniku, Ronald Koeman, për miqësoret e “luksit”, ndaj Skocisë më 22 mars dhe ndaj “Pancerave” gjermanë, katër ditë më vonë, në një “klasike” të vërtetë evropiane e për këtë arsye do të kthehet menjëherë në Milano.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, De Vrij tashmë do të trajtohet nga stafi mjekësor i “Zikaltërve”, me këta të fundit, që ditën e nesërme t’i bëjnë ekzaminimet e nevojshme, për të mësuar shkallën e dëmtimit dhe sa do të rrijë larg “tapetit të blertë”, “shtatlarit” i prapvijës së Inter. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!