“Panik” te Kombëtarja, Ivan Balliu ndjen shqetësime në gju

schedule17:56 - 6 Nëntor, 2023

schedule 17:56 - 6 Nëntor, 2023

Pavarësisht se arritën një rezultat mjaft pozitiv ndaj “galaktikëve” të Real Madrid, duke barazuar me rezultatin e bardhë, 0 me 0, brenda në mitikun “Santiago Bernabeu”, jo çdo gjë ka shkuar “vaj” për spanjollët e Rayo Vallecano, të cilët tashmë vuajnë mungesën e një prej lojtarëve kryesor të mbrojtjes, lojtar i cili prek dhe “interesat” e Kombëtares sonë.

Bëhet fjalë për “legjionarin”, Ivan Balliu, me 31-vjeçarin, që nuk ishte as në stol, në përballjen e së dielës duke alarmuar edhe teknikun Sylvinho para dy ndeshjeve të nëntorit. Mbrojtësi ka ndjerë shqetësime në gju, diçka që e ka nxitur trajnerin Francisco që ta lërë pushim mbrojtësin, i cili prej kohësh është titullar i përhershëm në formacionin e spanjollëve.

Në ditët në vijim, Balliu do të kryejë disa ekzaminime për të përcaktuar shkakun e dëmtimit, por dhe periudhën e riaftësimit, mirëpo duke llogaritur se bëhet fjalë për një dëmtim në gju, mundësia është shumë e lartë që “pistoni” i krahut të djathtë të humbasë sfidat ndaj Moldavisë e Ishujve Faroe. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!