Panik te Kombëtarja, Gjimshiti dëmtohet në sfidën ndaj Torino

schedule21:56 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 21:56 - 4 Dhjetor, 2023

Berat Gjimshiti është detyruar të lërë sot fushën e lojës në ndeshjen e Serisë A mes Torino dhe Atalanta pas vetëm pak minutash nga nisja e përballjes së javës së 14-të të kampionatit, e cila po zhvillohet në “Stadio Olimpico di Torino”.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, i kthyer në një nga elementët më të rëndësishëm të Atalantës, ka ndjerë shqetësime muskulore vetëm 15 minuta pasi filloi ndeshja e sotme që mbyllte javën e 14 në Serinë A dhe ku ekipi i tij tenton t’i afrohet përsëri zonës Champions.

Futbollisti ka bërë shenjë për zëvendësim dhe është larguar nga fusha, duke i lënë vendin Baker. Mediat italiane raportojnë për probleme muskulore, por detajet më të hollësishme do të jepen pas sfidës nga stafi mjekësor i klubit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!