Panik nga Juventusi: Liverpooli nuk kursehet, gati rinovimi për Van Dijk

schedule18:18 - 5 Shkurt, 2020

schedule 18:18 - 5 Shkurt, 2020

Ditët e fundit është përfolur për një interesim të Juventusit për Virgil Van Dijk dhe bardhezinjtë janë gati të ofrojnë 180 milion euro për mbrojtësin më të mirë të sezonit të kaluar. Liverpool nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka reaguar menjëherë.

The Indipendent raporton se kampionët e Europës kanë përgatitur rinovimin e kontratës për “murin” holandez. 28-vjeçarin, të cilit i përfundon kontrata me “The Reds” në verën e vitit 2023, e pret një rinovim prej 200 mijë sterlinash në javë.

Me llogari të tjera i bie që rroga e Van Dijk të shkojë në mbi 12 milion euro në sezon. Një veprim që tregon rëndësinë e madhe që gjiganti i repartit defensiv ka për ekipin e Klopp dhe një sinjal i qartë për bardhezinjtë e Juventusit. /abcnews.al