Ankth dhe panik përjetuan pasagjerët e një trageti në flakë në Tajlandë, të cilët u hodhën në ujë për të shpëtuar. Trageti ishte nisur nga provinca Surat Thani e Tajlandës dhe po shkonte drejt ishullit Koh Tao kur një pasagjer dëgjoi papritur një zhurmë dhe ndjeu erë tymi.
“Kishin vetëm kohë të vishnim jelekët e shpëtimit. Situata ishte kaotike. Njerëzit po qanin”, tha ai për Associated Press.
Departamenti i marrëdhënieve me publikun në provincën Surat Thani të Tajlandës tha në një postim në Facebook se të gjithë 108 personat në target, përfshirë 97 pasagjerë u shpëtuan pa lëndime.
Zjarri ka nisur në motor, por më pas është vënë nën kontroll ndërsa autoritetet po kryejnë hetimet.
Trageti, megjithatë, nuk u fundos.
/abcnews.al