Panik në një shkollë në Serbi/ “Djali im i pari në listë”, prindërit të frikësuar: Një nxënës kërcënon të vrasë 30 shokë të klasës

schedule12:47 - 17 Nëntor, 2023

schedule 12:47 - 17 Nëntor, 2023

Një incident është raportuar në Serbi. Mediat serbe shkruajnë se prindërit kanë vendosur të mos i dërgojnë fëmijët për mësim, pasi në një shkollën fillore në lagjen Sutivan, në Serbi, ka dyshime për kërcënime.

Raportohet se një 13-vjeçar kërcënon se do të vrarë 30 nxënës dhe se ka bërë edhe një listë me emrat e tyre. Nisur nga ky fakt dhe të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre, prindërit kanë zhvilluar edhe një takim me drejtoreshën e shkollës Milijana Boshkoviç, dhe gjithashtu kanë bërë thirrje që autoritetet të reagojnë.

Prindërit pretendojnë se ky institucion nuk është më i sigurt për qëndrimin e fëmijëve të tyre, shkruan novosti.

Nëna e njërit prej nxënësve është shprehur: “Djali më tha se një fëmijë ka gati një listë studentësh për t’i vrarë dhe se fëmija im ishte i pari në këtë listë”. Nxënësi për të cilin është ngritur edhe shqetësimi, më herët është paraqitur në shkollë me armë dhe gjithashtu ka qëlluar në ambientet e jashtme të shkollës.

Ndërkohë nga ana e policisë është theksuar se po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe se disa persona janë marrë në pyetje.

/abcnews.al/