Panik në mes të Budapestit, një person sulmon me thikë 3 policë, ndërron jetë njëri prej tyre

schedule10:52 - 13 Janar, 2023

schedule 10:52 - 13 Janar, 2023

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në mbrëmje në qendër të Budapestit, ku një person ka goditur me thikë 3 efektivë policie, ku njëri prej tyre ndërroi jetë në spital.

Autori i dyshuar tentoi të futej në një banesë në një bllok apartamentesh, kur u ndalua nga policia.

Teksa efektivët po përpiqeshin ta ndalonin, autori goditi me thikë dhe u përpaq të arratisej, por një oficer i katërt e qëlloi në këmbë.

Pas ngjarjes, reagoi edhe kryeministri Viktor Orban, i cili u shpreh se qeveria do të ndihmojë familjen e policit që humbi jetën.r.t/abcnews.al