Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Panik në Londër, një person është vetëvrarë me thikë në një stacion metroje

schedule13:47 - 28 Qershor, 2023

schedule 13:47 - 28 Qershor, 2023

Mëngjesin e kësaj të mërkurë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një stacion metroje në Londër, ku një burrë papritur nxori një thikë dhe goditi veten për vdekje.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ndodhi në stacionin e metrosë Sloane Square në perëndim të Londrës, ku burri “u plagos rëndë dhe vdiq në vendngjarje për shkak të plagëve të marra “.

Nuk është e qartë pse burri u godit me thikë apo kush ishte.



Dëshmitarët okularë thanë se në vendngjarje ndodheshin gjashtë makina policie dhe gjashtë autoambulanca. Skena shkaktoi panik në stacionin e metrosë në perëndim të Londrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!