Panik në Londër/ Agresori merr peng pasagjerët e autobusit dhe i kërcënon me acid

schedule11:56 - 12 Shkurt, 2024

schedule 11:56 - 12 Shkurt, 2024

Dhjetëra pasagjerë të një autobusi kanë përjetuar momente paniku dhe frike, teksa janë mbajtur peng nga një burrë që ka kërcënuar se do t’i sulmonte me acid.

Incidenti ndodhi në orën 20:30 të mbrëmjes së djeshme në lagjen Croydon dhe u desh ndërhyrja e shërbimeve të urgjencës, për të marrë në kontroll situatën.


Të veshur me kostume kimike blu, agjentët mësynë autobusin dhe nxjerrin jashtë agresori, i cili kishte me vete lëndë kimike. Burri rreth të 30-tave hipi në autobus dhe teksa pinte cigare nisi konfrontimet me pasagjerët e tjerë. Situata u përshkallëzua shpejt kur burri nxori një shishe me lëndë kimike.

Ai më pas mbajti për rreth tre orë peng mjetin dhe pasagjerët, derisa policia ndërhyri dhe e neutralizoi.

Policia Metropolitane lëshoi një deklaratë ku u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën dhe u kërkoi këmbësorëve e drejtuesve të mjeteve të kërkonin rrugë alternative.

Po ashtu u vendos një perimetër sigurie për të kontrolluar situatën dhe për të parandaluar çdo dëm për publikun.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!