Një video që po bën xhiron e rrjetit tregon momentin tronditës kur motori i një avioni shpërtheu në flakë të dielën pasi goditi një zog ndërsa fluturonte mbi Brazil.
Mediat e huaja njoftojnë se, avioni i LATAM Airlines, me bazë në Kili, ishte nisur nga Salvador për një fluturim tre-orësh drejt Sao Paulo, kur një zog goditi papritur krahun e djathtë të avionit.
Videoja nga brenda avionit tregon shkëndijat që vijnë nga motori ndërsa piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar Salvador-Deputado Luís Eduardo Magalhaes.
“Ishte me të vërtetë një moment terrori që ne përjetuam. Një frikë shumë e madhe, por falë Zotit gjithçka shkoi mirë. Motori shpërtheu në flakë disa minuta pas ngritjes. Na kapi paniku, menduam se do të vdisnim”, tha një nga pasagjerët.
Kompania theksoi se po merr të gjitha masat teknike për të siguruar një udhëtim të sigurt për të gjithë”, thuhet në deklaratë.
/abcnews.al