Pandemia shtyn Botërorin e Klubeve, FIFA merr vendimin final

schedule17:58 - 17 Nëntor, 2020

schedule 17:58 - 17 Nëntor, 2020

FIFA është mbledhur së fundmi dhe ka marrë disa vendime mbi kompeticionet e saj. Qeveria e Futbollit Botëror ka dalë me një komunikatë dhe bën me dije Byroja e Këshillit të FIFA-s ka vendosur që të shtyjë Botërorin e Klubeve (FIFA Club World Cup Qatar 2020).

Zakonisht ky kompeticion është zhvilluar në muajin dhjetor, por për shkak të pandemisë që komplikoi programet e të gjithë kampionateve kombëtare, është vendosur që të luhet në periudhën 1 shkurt-11 shkurt 2021.

Ndeshjet sigurisht që do të zhvillohen duke u bazuar te protokollet mjekësore dhe zi zakonisht do të luhen në Katar. Për të shkuar te ky vendim, FIFA është konsultuar më parë me federatat dhe konfederatat.

Gjithashtu janë marrë vendime edhe në lidhje me Women’s World Cup 2022, për U20, si dhe për Women’s World Cup 2022, U17. Kampionati i parë do të zhvillohet në Indi, kurse tjetri në Kosta Rikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!