Pandemia shkaktoi rritje të antisemitizmit në Europë

schedule15:35 - 9 Nëntor, 2021

schedule 15:35 - 9 Nëntor, 2021

Mbyllja e vendeve si pasojë e pandemisë së Covid, ka shkaktuar një përhapje shqetësuese të antisemitizmit në vendet e Bashkimit Europian. Madje në rrjetet sociale është rritur numri i atyre që besojnë se Covid u përhap nga hebrenjtë.

Nga sondazhet e kryera del se sulmet kundër hebrenjve nënvlerësohen dhe se urrejtja në rrjetet sociale është rrënjosur fort në shoqërinë europiane. Në dokument janë mbledhur gjithashtu të dhëna zyrtare dhe jo zyrtare për episode të anti semitizmit që kanë ndodhur ne vende të ndryshme europiane. Mes tyre Gjermania e cila në vitin 2020 regjistroi numrin më të lartë në Europë të krimeve me sfod politik me një arsye antisemite, raporton abcnews.al

Një numër më i madh i rasteve në shtetet e tjera, sipas agjencisë mund të nënkuptojë se Gjermania ka një sistem më efektiv për zbulimin e incidenteve antisemitike, jo domosdoshmërish se vendi është më i prekur.

E njëjta gjë vlen edhe për Italinë, e cila ka identifikuar 101 raste dhe renditet e katërta pas Gjermanisë, Holandës (517) dhe Francës ( 339). Në disa vende si Greqia dhe Hungaria (të dhëna jozyrtare), numri i incidenteve antisemite përkundrazi ka shënuar rënie por problemi mbetet i njëjtë në të gjithë Europën.

Jo vetëm që viktimat dhe dëshmitarët duhet të nxiten për të raportuar incidente të tilla, por autoritetet duhet të kenë sisteme për të lejuar regjistrimin dhe krahasimin e incidenteve të tilla.

“Lufta kundër antisemitizmit është përgjegjësi e të gjithëve. Është detyra jonë historike; diçka që u detyrohemi viktimave të Holokaustit dhe atyre pak të mbijetuarve që kanë mbetur.” Por “për fat të keq, është gjithashtu një nevojë urgjente. Tre breza pas Holokaustit, antisemitizmi ka shënuar sërish rritje në Europë dhe më gjerë,” tha nënkryetari i Komisionit Europian, Mrgaritis Schinas, duke paraqitur strategjinë kundër antisemitizmit në Parlamentin Europian.

“Antisemitizmi – shtoi ai, shkon kundër vlerave të BE-së, dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, shtetit të së drejtës dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Ne do të punojmë ngushtë me Parlamentin Europian”, me Shtetet Anëtare, parlamentet kombëtare, rajonet dhe qytetet: këtë betejë mund ta fitojmë vetëm së bashku dhe ne do ta arrijmë diçka të tillë.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!