Pandemia, qytetarët e BE mund të lëvizin lirshëm vetëm nëse kanë marrë vaksina të aprovuara nga EMA

schedule15:58 - 12 Mars, 2021

schedule 15:58 - 12 Mars, 2021

Sipas një burimi për Euronews ,  propozimi i Green Pass(certifikata vaksinimi për lëvizjen e lirë), që do të jetë gati me 17 mars për të ndihmuar në  lëvizjen e lirë brenda bllokut, do të jetë i vlefshëm vetëm për personat e vaksinuar me vaksinat e miratuara nga EMA.

Kjo për arsye, se vaksinimet nga kompanitë e pa aprovuara nuk do të mbulohen nga klauzola e përgjegjësisë së BE-së dhe kontrolli i cilësisë.

Sipas burimit,  komisioneri i drejtësisë i BE-Didier Reynders theksoi se vendet anëtare janë të lira të vaksinojnë qytetarët e tyre nga kompani të tjera, por ato nuk do të kenë të drejtën e një certifikatë të  licencuar udhëtimi, vetëm nëse do të jenë të vaksinuar nga një kompani e aprovuar nga EMA si:  Pfizer / BioNtech, AstraZeneca, Moderna dhe Johnson & Johnson.

Por pavarësisht certifikatave të vaksinimit, testet dhe karantina do të vazhdojnë të jenë kriteret për lëvizjen e lirë. Kështu, vaksinimi nuk do të jetë kusht për lëvizjen e lirë.

Çertifikatat mund të ndihmojnë në rikthimin e udhëtimeve ajrore, duke shmangur një sezon tjetër shkatërrues të pushimeve verore.

Vendet e Europës Jugore të varura nga turizmi, si Greqia, Spanja dhe Portugalia, mbështesin një sistem të tillë, por partnerët e tyre veriorë të BE-së, si Gjermania, kanë rezerva nëse certifikatat e tilla do të funksionojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!