Argjentina është një nga shtetet më të prekura nga koronavirusi. Pandemia ka shkaktuar mbi 72 mijë persona të vdekur, teksa shifrave e njerëzve të infektuar është rreth 3.5 milion.
Në kushte të tilla, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Argjentinës kanë vendosur të pezullojnë kampionatin vendas. Vendi latin do të presë Kupën e Amerikës, kompeticion që fillon më 13 qershor.
Edhe Kolumbia ishte një nga vendet organizatore, por u tërhoq për shkak të situatës së vështirë që është krijuar në vend si pasojë e protestave të shumta ndaj qeverisë. /abcnews.al