Nga Ajgena Korbi
Pandemia ndryshoi orientimin e të rinjve në tregun e punës. Teknologjia e informacionit, inxhinieritë dhe shkencat mjekësore sipas Drejtorit të Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj renditen ndër degët më të kërkuara të maturantëve për studimet e larta këtë vit akademik.
“Degët më të kërkuara në rang vendi janë ato të shëndetit publik, teknologjia e informacionit dhe ato inxhinierike”, thotë ai.
Mundësia për të dalë më shpejt në punë ka dyfishuar kërkesat dhe për programet dy-vjeçare profesionale të studimit.
“Kanë pothuajse dyfishim të maturantëve që shkojnë në programe dy-vjeçare”.
Gjithashtu tregu rajonal dhe ai evropian i punësimit sipas drejtorit të Rrjetit Akademik Shqiptar çdo vit e më tepër po dikton të rinjtë në zgjedhjet që bëjnë
Maturantët këtë vit akademik patën mundësinë të zgjidhni për të vazhduar studimet mes rreth 600 programeve universitare publike dhe private. /abcnews.al