Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pandemia ndalon qarkullimin e kamionëve ikonik të Coca-Cola për festat

schedule14:18 - 9 Nëntor, 2020

schedule 14:18 - 9 Nëntor, 2020

Pandemia e Covid-19 ka bërë që të vendosen shumë kufizime në sektorë të ndryshëm të industrisë.

Kësaj krize nuk kishte si t’i shpëtonte edhe kompania e njohur e Coca-Cola. Kamionët ikonik të Coca-Cola me mbishkrimin “Festat po afrohen”, të cilët janë pjesë e rëndësishme e organizimeve festive, këtë vit nuk do të dalin në qarkullim.

Sipas “The Sun”, edhe pse kjo mund të jetë shumë zhgënjyese për shumë njerëz, Coca-Cola është shprehur se prioriteti i tyre është shëndeti i punëtorëve, por gjithashtu edhe i konsumatorëve.

Shumë persona filluan të bëjnë postime rreth kësaj duke shprehur mërzinë e tyre, por kompania e Coca-Cola ia riktheu shpresën duke deklaruar se “Dhuratat festive janë duke ardhur”. Nuk kanë treguar se çfarë do të jenë këto dhurata, por kanë konfirmuar se do të jetë diçka surprizuese. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!