Pandemia, Meksika kryeson botën për numrin e vdekjeve mes personeleve mjekësore

schedule23:55 - 3 Shtator, 2020

schedule 23:55 - 3 Shtator, 2020

Të dhëna të publikuara nga Amnesty International zbulojnë  se Meksika kryeson botën sa i përket vdekjeve nga COVID-19 mes personeleve mjekësore.

Studimi zbuloi se Meksika ka raportuar 1,320 vdekje mes punonjësve të kujdesit shëndetësor, të lidhura me koronavirusin, duke tejkaluar Shtetet e Bashkuara që numërojnë 1,077 të tilla.

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 649 kurse Brazili 634, shkruan abcnews.al

Raporti ka të ngjarë të ringjallë debatin në lidhje me normën jashtëzakonisht të ulët të testimit për koronavirusin në Meksikë.

Profesionistët e shëndetit në Meksikë kanë dalë edhe në protesta për mungesën e pajisjeve të përshtatshme mbrojtëse personale ndërsa ndodhen në vijën e parë të betejës kundër Covid-19.

Ndërsa, Meksika është e katërta në botë me 65,816 vdekje dhe 610,957 raste të konfirmuara, që nga fillimi i pandemisë e deri të enjten. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!