Kriza e koronavirusit ka falimentuar gati 38 mije biznese në të gjithë vendin, duke nxjerrë mijëra persona të papunë. Goditjen më të madhe e kanë ndjerë subjektet e vogla. Kryetari i shoqatës së këtyre bizneseve Albert Nasto deklaroi se situata është alarmante.
“Situata e biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë është sot shumë e vështirë, është alarmante dhe një tërmet që do trondisë themelet e ekonomisë. Duke parë mbylljet masive, rreth 38000 biznese të mbyllura. Këto biznese mbi 125000 mijë punonjës dhe pronarët e tyre. Shifër shqetësuese për pasojë e pandemisë, dhe mosdhënia e ndihmës nga qeveria”, thotë ai
Për biznesin e vogël heqja e tatimit fitimit dhe TVSH është një ndihmë të e madhe që do t’i japë frymëmarrje të madhe kryesisht ekonomive familjare.
“Është një ndihmë e madhe dhe realiste, pasi lehtësohen shumë bizneset nga detyrimet. Por një nisëm e tillë duhet të ishte marrë kohë më parë pasi shumë dyqane të vogla janë mbyllur për shkak të pandemisë”, thekson ai.
Shoqata i kërkon qeverisë që të fal edhe gjobave që shumë biznese i kanë marrë prej vitit 2014, në mënyrë që të lehtësojë barrën fiskale. /abcnews.al