Pandemia “infekton” gjelat e detit, fermerët: Kemi ulur çmimin, po nuk ka blerës

schedule15:51 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 15:51 - 29 Dhjetor, 2020

Kishin shpresë se ky fundviti do të ishte i mbarë, por pandemia ndikoi për keq në ekonominë familjare.

Jonuzi është fermer nga fshati Bishqem i Peqinit, zonë e njohur për rritjen e gjelave të detit. Ka rreth 100 të tillë, por gjatë këtyre ditëve ka shitur jo më shumë se 10 gjela.

“Kam shitur pak… dobët fare. Kam 100 kohë kam shit 10. E vështirë është se me këtë çmimin ta shes me 6 unë dal me humbje. S’marr lekët e mia”, ka thënë fermeri.

Çdo ditë rri pranë rrugës nacionale së bashku me gjelat e tij me shpresën se dikush do të ndalojë.

I shet më lirë se vitin e kaluar, por sërish kjo nuk i ka sjelle fitim. Edhe pse kërkon shumë mundim, mbetet traditë e kësaj zone.

Për ta fundviti është periudha e shpërblimit për rritjen e gjelave të detit, por këtë here dolen me humbje.

E njëjta situatë paraqitet dhe në Berat, fermerët e fshatrave përreth edhe pse kanë ulur çmimin në minimum deri në 4 qind lekë kilogrami në raport me një vit më parë thonë se kanë shitur shumë pak

Sivjet është badiava gjeli. 4 mijë lekë e s’po ecën. Vjet ishim shumë të kënaqur dhe shtuam dhe tufën. Arsyet janë pandemia dhe mos kthimi i emigrantëve”, ka thënë ai.

Ndërsa konsumatorët e pakët po përfitojnë nga ulja e çmimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!