Pandemia, Hyseni: Shqipëria ndodhet në situatën e Spanjës në mars-prill

schedule09:31 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 09:31 - 7 Dhjetor, 2020

Spanja ishte një ndër vendet më të goditura në botë nga vala e parë e pandemisë Covid-19. Por duket se qytetarët spanjollë janë ndërgjegjëusar, ndërsa kanë dhënë efekt masat e bllokimit të pjessshëm që kanë ndërmarrë autoritetet atje.

Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, sipërmarrësi Eduart Hyseni, i cili jeton në Spanjë tha se javët e fundit kurba e infeksionit ka ardhur duke rënë. Siç thotë ai masat e ndërmarra kanë qenë të efektshme, megjithatë ka ndikuar edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve.

“Është ndaluar dalja nga një qytet në tjetrin. Qeveria ia ka lënë përgjegjësinë qytetarëve. Shihet një ndërgjegjësim nga qytetarët. Lëvizim me maska. Është e pamundur të shikosh dikë pa maskë. Lëvizja është jo e bllokuar, për Krishtlindje por e kanë lënë në përgjegjësi të qytetarit.  Herë pas here dalin në shtyp momente kur policia hyn në lokale në festa ilegale. Për maskën nuk del policia. Këtu edhe vetë qytetarët janë të ndërgjegjësuar. Nuk ka nga këto rastet që të hiqet maska”, tha ai.

Lidhur me përkeqësimin në Shqipëri, Hyseni tha se situata e vendit tonë aktualisht është e ngjashme me Spanjën në pranverë. “Kam shumë kontakte me Shqipërinë. Unë e krahasoj gjendjen e Shqipërisë tani me gjendjen e Spanjës në mars ose në prill”, tha ai.

Ndërkohë, i pyetur nëse ka shpëtuar turizmi në verë ekonominë, Hyseni tha: “Unë isha në jug. Hotelet kishin njerëz dhe çuditesha se unë isha me maskë dhe njerzit ishin të çlirët. Ka pasur lëvizja, nuk e di sa e shpëtoi, por ka pasur lëvizje krahasuar me pjesën tjetër të botës që ishte e mbyllur. Kam përshtypjen se edhe kjo lloj hapje ka sjellë këtë rezultat që kemi tani në Shqipëri. deri në fund të shtatorit kishte klientë nga Kosova, por ishin shumë të lirë. Por prap them se nuk kishte aq shumë klientë në hotele për të shpëtuar”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!