Pandemia dhe dimri nuk ndalin vizitorët në manastirin e Shën Kollit në Mesopotam

schedule14:46 - 23 Janar, 2021

schedule 14:46 - 23 Janar, 2021

Kjo është kisha e Shën Kollit në Mesopotam e cila daton që prej shekullit të 11. Dikur ky ambient ka qenë vendbanim i murgjve. Ndërsa sot është kthyer në një pikë turistike dhe një monument kulture për zonën.

Veç arkitekturës që edhe pse ndër shekuj është dëmtuar dhe riparuar disa herë kisha e këtij manastiri veçohet se në të kanë kryer rrite fetare si katolikët ashtu dhe ortodoksët. Të paktën kjo ka ndodhur deri në vitet 1307 dhe që prej asaj kohe e morën në dorëzim ortodoksët.

Edhe pse dimër dhe lëvizjet janë të kufizuara prej pandemisë manastiri vizitohet nga turistë të huaj dhe emigrantë.

“Më ka bërë shumë përshtypje kjo kishe, nuk kam parë një tjetër të njëjtë në Shqipëri, më pëlqen si është ndërtuar, çdo gjë që e rrethon, me pëlqen sepse me jep një paqe shpirtërore. Tani që po qëndroj këtu, më pëlqen të shëtis përreth në këtë kohë dimri”, thotë një turiste japoneze.

“Jam nga Tirana dhe jetoj në Itali. Jemi këtu me time shoqe për të parë se si përfaqësohet Shqipëria në art dhe kulturën historike. Është një parajsë është vend i mrekullueshëm”, thotë një qytetar.

Pothuajse çdo ditë kisha vizitohet dhe nga banorët e Mesopotamit. Flaka e qirinjve nuk shuhet.

Kisha e re është ndërtuar mbi çatinë e një kishës së vjetër. Ajo qëndron gjithnjë hapur.

Kisha e parë është poshtë, u dëmtua nga tërmeti. Kjo është e dyta u ndërtua mbi çatinë e asaj tjetrës. Kisha është e hapur dhe kur s’jam më marrin në telefon dhe vij e hap”.

Në çdo sistemi hapur apo fshehur kisha ju ka shërbyer besimtarëve.

“ Në kohë lufte nacional çlirimtare shumë njerëzit strehoheshin për tu ruajtur nga armiku dhe për të kaluar ato kohë të vështira”.

“Vinin dhe në sistemin e Enver Hoxhës vinin besimtarët”.

Dëmet më të mëdha i pati në komunizëm.

“Parë se të prishej në 1967 dhe kishte 40 dhoma, aty qëndronin murgeshat.  Gurët u morën nga fshatarët të imponuar dhe nga regjimi dhe u ndërtua furra e bukës në fshat”.

Dy vjet më parë kisha e Manastirit të Shën Kollit në Mesopotam të Finiqit është restauruar dhe gëzon statusin e monumentit të kulturës të kategorisë së parë. Manastiri është ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin IX Monomaku dhë është ndër më të mëdhatë e periudhës bizantine. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!