Pandemia Covid-19 fut në stanjacion tregun imobiliar në vend, shkak situata ekonomike

schedule16:13 - 20 Maj, 2020

schedule 16:13 - 20 Maj, 2020

Pandemia COVID-19 ka futur në stanjacion të plotë tregun e shitje-blerjes së apartamenteve.Agjentët imobiliara tregojnë se kërkesat mbeten shumë të pakta për shkak të situatës ekonomike në vend.

Ilda Rusi agjente imobiliare sqaron se tendenca është që në të ardhmen të ketë një tendencë në ulje të çmimeve e cila ka nisur te reflektohet.

Një tjetër agjent imobiliar i cili operon në kryeqytet, Lefter Sila gjithashtu deklaron se tashmë kanë rinisur punën vetëm prej një jave por   sektori pothuajse ka ngrirë.

Përtej shkakut ekonomik faktor në këtë gjendje duket se është edhe frenimi i kredive nga bankat e nivelit të dytë për të blerë shtëpi.

Edhe tregu i qirave ka  është dëmtuar.Duket se gjithçka  ka mbetur pezull ndërsa shtyrja e qirave ka rënduar qytetarët por edhe subjektet.

Tregu imobiliar në vend ka pësuar goditjen e dytë  nga pandemia pas një stopimi nga tërmeti i 26 nëntorit./abcnews.al