BB me skenar pesimist për Shqipërinë: Pandemia do të rrisë varfërinë

schedule16:58 - 9 Prill, 2020

schedule 16:58 - 9 Prill, 2020

Ekonomia rajonale do të bjerë në recesion në vitin 2020, si pasojë e frenimit të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Paralajmerimi vjen nga Banka Boterore ne nje raport te posacem. Cyril Muller, Zëvendespresident i ketij organizmi për Europën dhe Azinë Qendrore, thote se  duhet vepruar me shpejtësi për t’i fuqizuar sistemet e shëndetësisë dhe të mbrojtjes sociale, për ta mbështetur sektorin privat dhe për ta ruajtur stabilitetin financiar .

Sipas raportit  Shqipëria pritet të humbasë 1,4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Covid ka goditur prodhimin, tregtinë, turizmin dhe shërbimet e tjere jo të tregëtueshme. Rindërtimi dhe rimëkëmbja e prodhimit të energjisë elektrike do të kompensojnë pjesërisht rënien në aktivitetet të tjera. Turizimi dhe trasporti, të dy këta sektorë do të marrin goditje të fortë nga pandemia, pasi numri i furnizimit të punës do të bie ndjeshëm nga masat e marra nga qeveria për distancim social”.

Nëse pandemia arrin të kontrollohet në tremujorin e  dytë, ekonomia pritet të ketë një kthesë pozitive në tremujorin e fundit të vitit.   Ne raport thuhet gjithashtu se borxhi publik pritet të rritet mbi 70% të PBB në vitin 2020, si dhe deficiti do të rritet në 3,9 për qind të PBB. Shkak per kete jane te ardhurat e pakta për shkak të pandemisë dhe mbështetja financiare e dhënë për rindertimin pas tërmetit të 26 nëntorti të vitit të shkuar.

Ekspertet nderkomb etare kane perllogaritur se varfëria pritet të rritet me 0.4 për qind. Nëse COVID-19 zgjat deri në tremujorin e dytë të 2020 ose kthehet në 2021, efektet negative  mbi kërkesën pritet të jenë shumë më të mëdha dhe të vazhdojnë. Likuiditeti i konsiderueshëm në sektorin bankar vendas mund të lehtësojë rreziqet e menjëhershme të financimit, ku pjesën më të madhe e financimit të brendshëm e kapin investimet e sektorit privat.  Kërkesa e dobët globale e reflektuar në çmime më të ulëta të mallrave dhe një rënie e vazhdueshme e çmimeve të naftës gjithashtu do të godasë industrinë nxjerrëse të vendit, me pasoja të rëndësishme fiskale dhe ekonomike.

Grupi i Bankës Botërore preemton se është duke marrë masa për t’i ndihmuar vendet në zhvillim duke dhene deri në 160 miliardë $ gjatë 15 muajve në vijim.

Nje dite me pare  edhe Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisëparalajmëroi se pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë recesionin më të thellë të përjetuar ndonjëherë. Në një videokonferencë në Gjenevë të Zvicrës, drejtori Roberto Azevedo, tha se bota duhet të synojë shfrytëzimin sa më shumë të mundshëm të të gjithë nxitesve ekonomike të zhvillimin e qëndrueshëm për zmbrapsjen e situatës”. Prej pandemisë perllogartitet qe tregtia botërore të bjerë në mënyrë dramatike gjatë vitit 2020, nga 13-32 për qind./abcnews.al