Panathinaikos tenton një shqiptar, zbulohet objektivi i merkatos

schedule08:54 - 24 Maj, 2020

schedule 08:54 - 24 Maj, 2020

Karrierën e ka pasur të gjatë dhe aspak të keqe. Vullnet Basha, vëllai i ish-mesfushorit të Shqipërisë, Migjen Basha, është pranë kalimit tek një nga klubet më të njohur të Greqisë. Futbollisti që luan tek Wisla e Krakow në kampionatin e Polonisë, Ekstraklasa, pëlqehet nga Panathinaikos i Athinës, ku mund të transferohet atje gjatë verës.

Mediat polake njoftojnë se Panathinaikos është në vështirësi financiare dhe se nuk i lejon dot vetes blerje të shtrenjta si dikur, me Gilberto Silva apo Djibril Cisse, por lojtarë më të përballueshëm, si Basha, kartoni i të cilit mund të arrijë maksimumi në 500 000 euro.

Mesfushori 29-vjeçar, i lindur në Lozanë të Zvicrës, vesh fanellën e Wisla që nga viti 2017, duke luajtur 64 ndeshje e shënuar 5 gola. Më parë, ai ka qenë tek Loussane, Grasshoppers, Neuchatel Xamax, Sion dhe Real Saragoza.

Basha vlerësohet si lojtar luftarak, me cilësi teknike dhe aftësi goditjeje nga distanca.  Ai ka luajtur një ndeshje të vetme me kombëtaren shqiptare, në gusht 2013, në fitoren 2-0 ndaj Armenisë, pasi mori nënshtetësinë shqiptare

Kjo, në ndryshim nga vëllai i tij më i madh, Migjeni, që u aktivizua në 33 ndeshje për Shqipërinë, duke shënuar 3 gola e duke qenë edhe në finalet e Kampionatit Europian në 2016. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!