Panairi në Tel-Aviv, Klosi: 15 mijë izraelitë vizituan Shqipërinë 

schedule17:59 - 13 Shkurt, 2019

schedule 17:59 - 13 Shkurt, 2019

Mes 40 shteteve pjesëmarrëse nga gjithë bota në Panairin Ndërkombëtar Mesdhetar të Turizmit në Tel-Aviv, merr pjesë edhe Shqipëria. I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili tha se shumë shpjet shoqëria IsraAir do të zgjerojë shtrirjen e fluturimeve direkte drejt Shqipërisë.

Sipas Klosit parashikohen 3-4 udhëtime në javë për periudhën Prill-Tetor. Ndërkohë ministri tha se vitin e shkuar rreth 15 mijë turistë izraelitë vizituan Shqipërinë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!