Panairi i rradhës me mish qeni në Kinë, koronavirusi nuk ndalon festivalin e Yulin

schedule08:29 - 23 Qershor, 2020

schedule 08:29 - 23 Qershor, 2020

Do të jetë banketi i fundit me mish qeni?

Shoqatat në mbrojtje të kafshëve, por dhe shumë qytetarë kinezë shpresojnë që po. Edhe këtë vit. Është zhvilluar festivali famëkeq i Julin, panairi tradicional që mbahet në jug të Kinës dedikuar atyre që e duan mishin e qenit, që shpesh gatuhet në panair.

Një takim i konfirmuar pavarësisht pandemisë së koronavirusit, dhe alarmit për kushtet higjenike të këtyre tregjeve, ku vriten kafshët e gjalla;si dhe për rrezikun e konsumit të këtyre specieve. Shitësit të cilët zakonisht montojnë tendat në qendër, këtë vit ishin izoluar në një zonë periferike, dhe mishi ishte gati, i prerë dhe i paketuar. Deri tani në panairin që do të qëndrojë një javë i hapur, vizitorët janë të pakët në numër krahasuar me një vit më parë. Një sinjal që kjo industri ende e lejueshme po ndjen presionin në rritje të opinionit publik dhe të autoritetve.

Konsumi i mishit të qenit është ende i konsideruesjëm dhe i përhapur në Azi jo vetëm në Kinë. Por festivali i Julin, një qytezë e provincës së varfër të Guanxi, gjatë viteve është kthyer në emblem  të kësaj praktike. Takimi është i famshëm për fat të keq për sa i përket numri të madh të këlyshëve të qenve të mbyllur në kafaze të cilët sakrifikohen për oreksin e vizitorëve.

Epidemia e koronavirus, me tregun e Uhan qe ishte epiqendra e parë e madhe, ka sjellë në qendër të vëmendjes këto praktika tradicionale të të ushqyerit, për shkak të transmetimit të virusit nga kafsha tek njeriu. Pas shpërthimit të pandemisë autoritetet kineze bllokuan tregtinë, shitjen dhe konsumin e specieve të egra./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!