Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Panairi i 28-të i Librit gati për të hapur dyert, “Dituria” vjen me disa kryevepra ne shqip

schedule09:36 - 5 Nëntor, 2025

schedule 09:36 - 5 Nëntor, 2025

Në studion e ABC e Mëngjesit, i ftuar sot ishte Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë dhe njëherësh drejtues i Shtëpisë Botuese “Dituria”, i cili ndau detajet për edicionin e 28-të të Panairit të Librit, ngjarja më e madhe letrare e vitit në vend.

Panairi i këtij viti do të zhvillohet nga data 12 deri më 16 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, duke sjellë një javë të mbushur me emocione, takime me autorë, diskutime, intervista, nënshkrime librash dhe mbi të gjitha me shumë libra.

Motoja e këtij edicioni, “Ndërgjegjja jonë ka nevojë për librat”, synon të përcjellë mesazhin se leximi mbetet themel i kulturës dhe vetëdijes shoqërore.

Ashtu si çdo vit, edhe këtë herë do të përzgjidhen librat më të mirë në disa fusha të letërsisë dhe botimeve në shqip.

Çmimi i madh i Panairit i jepet një libri të shkruar në gjuhën shqipe dhe të botuar për herë të parë.

Juria e këtij edicioni përbëhet nga emra të njohur të kulturës dhe medias: Elsa Skënderi, Beti Njuma, Maniela Sota, Teuta Dhima dhe Zija Vukaj.

Ndërkohë vetë shtëpia botuese “Dituria”, një ndër më aktivet në tregun shqiptar të librit, do të jetë e pranishme në Panair me një seri botimesh të reja dhe autorësh të njohur.

Ndër titujt që do të prezantohen përfshihen romane të suksesshme ndërkombëtare dhe vepra të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore e klasike, si “Arkitektja” e Melania Mazzuço, “Në orbitë” e Samantha Harvey, “Divani i Stambollit”, “Një familje gati normale”, “Ngjyra e zjarrit”, si dhe botime të autorëve të mëdhenj si Alberto Moravia, Umberto Eco, Alessandro Barbero e të tjerë.

Në mesin e tyre spikasin edhe tituj të rinj për fëmijë, si “Djemtë e rrugës Pal”, “Jipi dhe Jenekja”, që shënojnë kthesa të reja në letërsinë për të vegjlit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!