Pamjet pak para vrasjes në Tiranë: Autori i drejton armën viktimës

schedule10:45 - 11 Maj, 2021

schedule 10:45 - 11 Maj, 2021

Krimi tronditi sërish mbrëmë Tiranën. 27-vjeçari Mehmet Qema mbeti i vrarë me armë zjarri, ndërkohë që është shpallur në kërkim autori, Marius Dema.

Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maj” në Tiranë, ndërsa në një foto të siguruar nga abcnews.al viktima, autori dhe disa shokë të tjerë kanë qenë në një lokal. Në pamjet autori Mraius Dema shfaqet me armë në dorë, ndërsa Mehmet Qema përballë tij, veshur me një triko gri.

Ndërkohë, në një moment tjetër, autori shihet teksa i drejton armën Mehmet Qemës, ndërsa ky i fundit është i ulur në tavolinë.

Mësohet se personat që shihen në pamje janë të gjithë shokë me njëri-tjetrin dhe banojnë në të njëjtën lagje. Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra, ngjarja dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht pasi nuk ka pasur konflikte mes tyre.

Pak momente më parë u vetëdorëzuar autori, Marius Dema dhe një nga personat prezent në ngjarje, Frenkli Myftari. Ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim: Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi. Këta të fundit akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maji”, ku pas të shtënave me armë mbeti i plagosur 27 vjeçari Mehmet Qema. I riu humbi jetën në spital si pasojë e plagëve te marra. g.v/abcnews.al