Pamjet nga vendngjarja, momenti kur trupat e pajetë të xhaxhit dhe nipit merren me ambulancë

schedule20:06 - 25 Tetor, 2021

schedule 20:06 - 25 Tetor, 2021

Një vrasje e dyfishtë tronditi mbrëmjen e sotme fshatin Llakatund të Vlorës. Genci Koreta, 39 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij, Jorgji Koreta, 64 vjeç, e më pas veten.

Gazetari Elton Nika sjell për abcnews.al pamjet nga vendi i ngjarjes. Ambulanca ka mbërritur për të tërhequr trupat e pajetë të nipit dhe xhaxhait, të cilët do të transportohen për në morgun e spitalit të Vlorës.

Lexo edhe: “Dëgjova britmat…”, e afërmja rrëfen mes lotësh krimin brenda familjes në Vlorë

Grupi hetimor ka sekuestruar edhe armën e gjahut me të cilën 39-vjeçari ekzekutoi xhaxhain dhe më pas veten.  Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes së rëndë që solli dy viktima të jetë bërë një konflikt pronësie. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!