Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Britani, ku dy trena u përplasën duke shkaktuar të paktën 17 të plagosur. Përplasja ndodhi mes Andover-it dhe Salisbury-t, shkruan Daily Mail.
Hekurudha Juglindore ka bërë të ditur se të gjitha linjat që kalojnë përmes Salisbury dhe Andover-it janë aktualisht të bllokuara dhe në vendin e ngjarjes po bëhen hetime. Sipas të dhënave, lokomotiva e një treni doli nga shinat, 7 minuta para se të shkaktonte përplasjen fatale, raporton abcnews.al
Zyra për Hekurudhat dhe Rrugët dhe Dega e Hetimeve të Aksidenteve Hekurudhore po hetojnë se çfarë e shkaktoi daljen e trenit nga shinat. Një nga arsyet besohet se ishte për shkak të “mbeturinave” përgjatë shtegut hekurudhor. Kjo për shkak se një pjesë e tunelit 164-vjeçar kishte rrëshqitje dheu nga shirat dhe erërat e forta.
Një inxhinier i lartë hekurudhor tha gjithashtu për MailOnline sot se një ‘defekt i madh’ me sinjalet mund të ishte shkaku. Një i mbijetuar tha: “Ishte vërtet e frikshme, shumë njerëz filluan të bënin video duke i thënë fjalët e fundit të afërmeve, pasi menduan se nuk do ti shihnin më.
Personat që ishin në bordin e trenave përshkruan zhurmën e përplasjes si një ‘bombë që shpërtheu’. Ndërsa Callum Stedman, 16 vjeç, tha se pasagjerët mendonin se do të vdisnin pasi tymi ishte përhapur kudo duke menduar se mund të ishte një sulm terrorist.
/abcnews.al