Një vajzë shtatë vjeçare në Argjentinë u sulmua egërsisht nga një qen. Jasmina e vogël ishte me nënën e saj kur u sulmua nga një pitbull, i cili i kafshoi këmbën.
Siç tregohet në videon në të cilën u regjistrua sulmi në Buenos Aires, u deshën disa të rritur për të hequr 7-vjeçaren nga pitbulli.
Pavarësisht kësaj përpjekjeje, megjithatë, qeni arriti ta mbante këmbën e Jasminës me dhëmbë për rreth dy minuta.
Sipas informacioneve, qeni i shkaktoi një frakturë të rëndë 7-vjeçares, këmba e së cilës u shpëtua falë operacionit që iu nënshtrua.
“Fëmija po monitorohet nga një psikolog. Ajo nuk dëshiron të hajë, ajo qan gjithë kohën”, u shpreh tezja e 7-vjeçares.
Familjarët pretendojnë se e njohin pronarin e qenit, duke u ankuar se pas sulmit ai e la qenin në një fushë për të mohuar përgjegjësinë. l.k/abcnews.al

