Prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm vijon futja e delegatëve dhe militantëve, mbështetës të Sali Berishës në stadiumin “Air Albania”.
Gazetari i ABC, Juxhin Mustafaraj raporton se në pikat e hyrjes së stadiumit ndodhen dy ish-deputetët Klevis Balliu dhe Gent Strazimiri.
Check-ini për delegatët nuk po bëhen në hyrje, por do të realizohet sipas organizatorëve në momentin që do të ulen në stadium në vendin e caktuar.
Për Mentor Nazarkon “Berisha po e kthen Kuvendin në miting”. Lorenc Vangjeli e cilëson “shfaqje populiste”./ Abcnews.al