PAMJET/ Biznesmeni në Tepelenë u vra në derë të shtëpisë, policia “blindon” pallatin

schedule22:58 - 1 Qershor, 2021

schedule 22:58 - 1 Qershor, 2021

Çajup Selimi, biznesmeni 52-vjeçar që u vra mbrëmjen e sotme në Tepelenë është qëlluar në shkallën e pallatit në momentin kur ka qenë duke u futur në apartamentin ku ai banonte. Dyshohet se autorët kanë qenë dy dhe pasi kanë qëlluar janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

ABC ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes që tashmë është rrethuar nga grupi i hetimit që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Autorët e ekzekutimit të 52-vjeçarit nuk janë identifikuar ende ndërkohë që policia ka ngritur kontrolle në disa pika të qytetit.

Selimi, ishte pronar i një dyqani rrobash në Tepelenë, për të cilin ishte përfshirë në një konflikt pak kohë më parë.  /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!