PAMJET/ Autori me maskë si e Admir Muratajt, si u vra “mbreti” shqiptar i kokainës në Londër

schedule16:36 - 26 Nëntor, 2021

schedule 16:36 - 26 Nëntor, 2021

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin e vrasjes së shqiptarit Flamur Beqirit në Londër, i njohur ndryshe si “mbreti i kokainës”. Nga video e publikuar në mediat britanike shihet se autori i dyshuar Anis Hemissi, 24 vjeç shihet teksa është maskuar si pastrues dhe ka qëndruar më shumë se katër orë jashtë shtëpisë së Beqirit, në Battersea, në jug-perëndim të Londrës duke studiuar çdo lëvizje.

Hemissi akuzohet se ka qëlluar me armë Beqirin në sy të gruas dhe djalit të tij dy vjeçar në prag të Krishtlindjeve të vitit 2019. Vrasja e shqiptarit dyshohet se erdhi si rezultat i përplasjeve mes bandave kriminale rivale suedeze.

Të enjten, gjykata ka marrë në shqyrtim pamjet e kamerave të sigurisë, ku shfaqet Hemissin, një shtetas suedez-tunizian.

Në një video, ai shihet i veshur si pastrues rruge, ndërsa në fytyrë ka një maskë latex, e njëjtë si ajo e përdorur nga Admir Murataj në grabitjen  e Rinasit. Pamjet e tregojnë atë duke ecur vazhdimisht përpara dhe mbrapa përpara shtëpisë.

Pastruesi i maskuar ka qëndruar në zonë për më shumë se katër orë përpara se t’i afrohej banori lokal Jeremy Lyons, dyshimet e të cilit u zgjuan nga maska ​​pa shprehje të fytyrës teksa ai ecte me qenin e tij.

Pamjet nga një kamerë e montuar në mur, e cila gjithashtu regjistron zërin, në shtëpinë trekatëshe të Beqirit kapën momentin kur Lyons pyet: “Më falni, për kë punoni? Për kë punoni?” Më pas, autori largohet, ndërsa qytetari i thotë: “Largohu nga kjo shtëpi të lutem.”

Një video nga dita pasardhëse tregon një burrë, i cili gjithashtu thuhet se ishte Hemissi, i veshur me rroba të errëta, duke përfshirë një shall të lidhur fort nën mjekër, një kapele, syze dielli dhe një maskë të ndryshme lateksi.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!