Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pamjet, 39-vjeçari tentoi të shtyp çiftin, ky është efektivi hero i “Shqiponjave” që e arrestoi

schedule10:05 - 19 Prill, 2021

schedule 10:05 - 19 Prill, 2021

Tiranë – Një efektiv i forcave “Shqiponja” ka parandaluar një vrasje të dyfishtë të mundshme në Tiranë.  Ai i ka vënë prangat një 39-vjeçari, pasi ky i fundit pranë Yzberishtit, po tentonte që të përplasë me makinën e tij një çift bashkëshortësh.

Efektivi i “Shqiponjave”, Shkëlzen Tafa

Ngjarja e pazakontë ndodhi në bulevardin “Migjeni”. Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra, bën me dije se i arrestuari është Taulant Mekollari 39-vjeç. Ai ka tentuar të shtypë me makinë, shtetasin Glodmir Malaj 36-vjeç dhe bashkëshorten e tij.

Sapo ka parë incidentin në fjalë dhe përshkallëzimin e situatës, efektivi i “Shqiponjave” Shkëlzen Tafa është afruar dhe ka nxjerrë armën për të neutralizuar Taulant Mekollarin i cili vijonte të ishte në makinë duke tentuar të shtypë Glodmir Malaj. Më pas në ndihmë të punonjësit të “Shqiponjave” kanë mbërritur më pas edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët kanë bërë të mundur prangosjen e shtetasit Taultan Mekollari.


Glodmir Malaj dhe bashkëshortja e tij.

Falë ndërhyrjes së efektivit të “Shqiponjave”, në kohë është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit që mund të përfundonte në një vrasje të dyfishtë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit Taultan Mekollari dhe Glodmir Malaj. fillimisht kishin debatuar për motive të dobëta në rrugën “Besim Alla” dhe pas disa minutash, tek bulevardi “Migjeni” ishin konfliktuar përsëri  me grushte me njëri-tjetrin. Pas konfliktit, shtetasi Taulan Mekollari ka marrë mjetin e tij dhe ka tentuar dy herë të godiste me mjet shtetasin Glodmir Malaj. dhe bashkëshorten e tij, por pasi nuk ia ka arritur qëllimit, ka dëmtuar më pas mjetin e shtetasit Glodmir Malaj.


Taulant Mekollari me xhup të kuq.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Taulant Mekollari., 39 vjeç, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës me dashje ‘’dhe’’ Plagosja e lehtë me dashje’’. Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi Glodmir Malaj., 36 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje’’. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!