Policia e Londrës iu desh të qëllojë dy qen pas sulmit ndaj një gruaje dhe të godasë me pistoletë elektrike pronarin e tyre. Videot e postuara në mediat sociale nga dëshmitarë të tmerruar tregojnë një grup oficerësh policie që ndjekin një burrë me dy qen në lindje të Londrës.
Oficerët dukej se kishin një debat të ashpër me burrin, ndërsa ai vazhdoi të mbante qentë e tij dhe të përpiqej t’i qetësonte. Situata u përshkallëzua shpejt me një nga qentë e zinj që u qëllua. Qeni i dytë u qëllua më pas teksa dëshmitarët shikonin skenën nga ballkonet e ndërtesave të banimit aty pranë.
Policia e Londrës mbrojti veprimet e tyre, duke shpjeguar se oficerët kishin “për detyrë të vepronin aty ku ishte e nevojshme përpara se të shkaktoheshin probleme të mëtejshme”.
Policia tha se ata u detyruan të vepronin shpejt sepse “sjellja agresive e dy qenve po shkaktonte shqetësim të madh”.
Oficerët u thirrën në vendngjarje pas raportimeve se një grua ishte sulmuar nga një qen.
“Ishte kaq tronditëse. Nuk e kuptova se ishte një armë e zakonshme derisa qentë ishin plotësisht në tokë. Ata kishin gjakderdhje”, tha një dëshmitar okular.
/abcbews.al

