Momente tmerri kanë përjetuar 7 mijë tifozë të cilët morën pjesë pasditen e së premtes në “Monumental” për të parë nga afër stërvitjen e hapur të Colo-Colo përpara ndeshjes së madhe ndaj Universidad Catolica për kampionatin kilian.
Scary scenes in Chile’s monumental stadium.
During Colo Colo’s open training sessions before their derby match this weekend against La Católica, one of the grandstands collapsed while the fans were spurring their team on.
pic.twitter.com/aBTPkIDkFi— Nico Cantor (@Nicocantor1) September 30, 2022
Stërvitja u ndërpre në mënyrë të papritur dhe tronditëse kur një pjesë e platformës nuk mundi të përballonte peshën e tifozëve dhe u shemb. Tifozët e trembur po vraponin për të shpëtuar.
Sipas të dhënave, janë mbi 10 të lënduar por për fat asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
? Último Minuto
Colapsa estructura del techo del de tribunas del Estadio Monumental en Exequiel Fernández y Avda Departamental en Macul, al lugar concurren Bomberos Ñuñoa y varios móviles SAMU @biobio @chile_accidente @CA3EHH @Pabl0Manzanares @TTISantiago pic.twitter.com/55wCtjqwxK— IEC-180 CONTROL STGO (@fdo2000) September 30, 2022
Pavarësisht kësaj, operacionet e Zjarrfikësve për nxjerrjen e tifozëve vijojnë dhe numri zyrtar i të lënduarve mund të rritet./Abcnews.al/