Pamje të pabesueshme vinë nga aeroporti ndërkombëtar i Kabulit, ku mijëra njerëz po përpiqen të largohen nga vendi pasi talebanët morën pushtetin.
Sipas mediave të huaja, duke cituar dëshmitarë okularë, të paktën pesë persona humbën jetën në kaosin e krijuar. Një dëshmitar i tha Reuters se ai pa një automjet duke marrë trupat e pesë personave, ndërsa një dëshmitar tjetër tha se ishte e paqartë nëse ishin vrarë me armë zjarri nga trupat amerikane ose janë vrarë në grumbullin e njerëzve në panik.
Ndërkohë, një video tronditëse është publikuar në Twitter nga agjencia Asvaka, ku pretendohet se bien njerëz nga avioni në hapësirë. Video po bën xhiron e rrjetit, ndërsa agjencia flet për dy persona që bien nga avioni teksa ai ngjitet, megjithatë autenticiteti i videos nuk është konfirmuar, përcjell abcnews.al.
Exclusive – The video shows a flight from #Kabul airport where two people are thrown from a plane into the the people’s homes.#Afghanistan #Taliban pic.twitter.com/GlSgjNApJj
— Aśvaka – آسواکا News Agency (@AsvakaNews) August 16, 2021
Përdoruesit e mediave sociale raportojnë dëshmitë nga vendasit, të cilët pohojnë se tre burra të cilët ishin të lidhur me rrotat e një avioni kur po ngrihej nga Kabuli, ranë mbi shtëpi.
Exclusive- A clear video (from other angle) of men falling from C-17. They were Clinging to some parts of the plane that took off from Kabul airport today. #Talibans #Afghanistan #Afghanishtan pic.twitter.com/CMNW5ngqrK
— Aśvaka – آسواکا News Agency (@AsvakaNews) August 16, 2021
Not a scene of Hollywood, it’s Just #Kabul air port, people want to run away, after the Capture of Kabul by the #Talibans #Afghanistan
By: @Mukhtarwafayee pic.twitter.com/ZLYieJm9mX— Aśvaka – آسواکا News Agency (@AsvakaNews) August 16, 2021
g.v/abcnews.al