Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pamje të rënda, një grua e pajetë e shtrirë në dyshemenë e qendrës së ndalimit të emigrantëve në Libi

schedule09:29 - 29 Gusht, 2023

schedule 09:29 - 29 Gusht, 2023

Imazhe të rënda janë publikuar së fundmi në një qendëer paraburgimi emigrantësh në Libi. Mediat e huaja shkruajnë s enjë grua e cila dyshohet se ka humbur jetën shihet e shtrirë në dysheme mes refugjatëve të Afrikës Veriore.

Ndër të tjera thuhet se video është filmuar dy javë më parë dhe është publikuar në mediat e huaja nga një grup që mbërriti në Tunizi nga Libia, ku tregon një dhomë brenda qendrës së paraburgimit Abu Salim në Tripoli.

Duke treguar dhomën ku qindra azilkërkuese femra janë grumbulluar së bashku në shtretër, një grua nigeriane dëgjohet të bërtasë dhe e quan objektin një “burg”.


Klipi 30 sekonda përfundon me imazhin e një gruaje të kequshqyer që duket e shtrirë e vdekur në tokë, pa rroba, me sytë hapur. “Kjo grua ka vdekur. Ajo vdiq sot në mëngjes”,  ka thënë një emigrante.

Ndërkohë sipas mediave nga OKB kanë thënë se gruaja në video, që besohet të jetë nga Somalia, mund të ketë vdekur nga tuberkulozi.

Dhjetra azilkërkues të ndaluar në Abu Salim janë infektuar me sëmundjen, me punonjësit e ndihmës që raportojnë se po lëngojnë në dhoma të mbushura me njerëz të mbushura me dyshekë dhe nuk kanë akses në kujdesin mjekësor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!