Pamje të frikshme nga Lezha, reshjet çajnë në mes rrugën

schedule10:03 - 9 Janar, 2021

schedule 10:03 - 9 Janar, 2021

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë shembur një rrugë në Lezhë. Gazetari Gjergji Figuri raporton se është shembur dhe për pasojë është bërë e pakalueshme rruga që lidh Njësinë Administative të Ungrenjit me qytetin e Lezhës.

Siç shihet nga pamjet që sjell abcnews.al rruga është ndarë në dy pjesë, për shkak të rrëshqitjes së dherave. Për pasojë qarkullimi është ndërprerë pasi rruga është bërë tërësisht e pakalueshme.

Lexo edhe: Moti i keq, dëmtohet çatia e një pallati në Lezhë

Lezha është një ndër zonat më problematike si pasojë e motit të keq. Zona me rrezik janë ato ku vijojnë rrëshqitjet e dheut si në Torovice, në lagjen Varosh të qytetit te Lezhës dhe në fshatrat Fan e Jezull të Mirditës ku janë evakuuar disa familje. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!