Pamje spektakolare, si pastrohet bora në Japoni, koordinim i mahnitshëm nga makineritë moderne

schedule11:27 - 28 Janar, 2022

schedule 11:27 - 28 Janar, 2022

Japonia është vite dritë përpara gjithë vendeve të tjerë, veçanërisht në aspektin e teknologjisë dhe organizimit të aparatit shtetëror. Ditët e fundit, në rrjet janë bërë virale disa video, ku japonezët kujdesen të mbajnë rrugët e tyre të hapura, pas motit të keq që pushtoi vendin.

Çdo vit makinat e borës me një koordinim perfekt hapin rrugën dhe krijojnë një lloj kanioni me borën në të djathtë dhe të majtë të rrugës që i kalon 15 metra.

Vlen të theksohet sigurisht se japonezët e mbyllin këtë rrugë gjatë pjesës më të madhe të dimrit, për të shmangur pasoja të pakëndshme për drejtuesit e mjeteve. Në fillim të marsit, makineritë moderne nisin procesin dhe hapin rrugën drejt resortit të skive Tetayama, një destinacion i njohur turistik.

Më poshtë janë disa video ku shikohen momentet virale të pastrimit të borës:

/abcnews.al